Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Asnjë IMAM shqiptar në inagurimin e Xhamisë së Et’hem Beut, Erdogan i konsideron të lidhur me FETO-n, në KMSH pllakos heshtja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti turk Erdogan gjatë vizitës së tij në Tiranë dje, mori pjesë dhe në inagurimin e Xhamisë së Et’hem Beut. Bashkë me kryeministrin Rama prenë shiritin dhe panë nga afër punën e kryer nga Agjencia Turke Tika.

Mirëpo, ajo që ra në sy është se asnjë mysliman shqiptar (imam nga Komuniteti Mysliman Shqiptar) nuk mori pjesë në këtë ceremoni, shkruan newsbomb.al. Një nga objektet e kultit më të rëndësishme për myslimanët shqiptarë inagurohet pa praninë e tyre, as vetë kreu Bujar Spahiu nuk ishte.

Ne mësojmë se arsyeja e mos marrjes pjesë të tyre ka qenë kërkesa e presidentit turk. Erdogan ka kërkuar që asnjë përfaqësues nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë të mos ishte i pranishëm. Presidenti turk i konsideron ata të lidhur me FETON-n apo Lëvizjen GYLEN.

Për Turqinë FETO është një lëvizje terroriste që ka hedhur rrënjë dhe në vendin tonë.

Kjo ka bërë që asnjë imam shqiptar të mos merrte pjesë në ceremoni, përkundër dëshirë së madhe për të qenë të pranishëm. Vetë Komuniteti Mysliman Shqiptar që duhet të kishte reaguar për këtë çështje, hesht.

Imamët janë të ndarë mes atyre që mbështesin qëndrimin e Erdogan dhe atyre që janë pranë KMSH-së. Nëse të parët do të shkonin në ceremoni, atëherë do të përjashtoheshin menjëherë nga Komuniteti i drejtuar nga Bujar Spahiu, kurse të dytët edhe pse kanë pasur dëshirë, me kërkesë të Erdogan nuk mund të merrnin pjesë në ceremoni.

Justinian Topulli, “i reshtuar” krah imamëve që mbështein qëndrimin e presidentit turk, ka shkruar për ngjarjen e djeshme, shkruan newsbomb.al. Ai nxjerr në pah “përplasjet dhe ndasitë” brenda vetë Komunitetit Mysliman Shqiptar duke folur për “njerëz që janë ndotur me të gjitha mëkatet” dhe “e kanë tepër të vështirë të pastrohen prej tyre.”

Shënimi i plotë i imam Justinian Topulli

 Kemi shkruar dhe folur me dhjetëra herë për çështjen e drejtimit dhe përfaqësimit në KMSH, për gjithpërfshirjen që duhet të ketë, për ilegjitimitetin statusor e moral dhe dinjitetin e munguar, për injorimin që u bëhet zërave këshillues e kritikë, për hermetizmin sektar e përjashtimin e të tjerëve, për keqpërdorimin e këtij institucioni për interesa sektare, për trajtimin e tij si çiflig apo plaçkë lufte nga krerët e saj,… etj. Këtë gjë e kemi bërë herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë të nënkuptuar, herë me gjuhë të ashpër, e herë me të butë, herë me shpresë se do të ketë reflektim, e herë me dëshpërim nga arroganca dhe shpërfillja që përçonin krerët e KMSH, dhe kjo që nga viti 2007.

Në të gjitha këto raste asnjëherë nuk kemi marrë këtë vëmendje të shtuar nga mediat shqiptare, kështu që pikërisht për këtë arsye u shfrytëzua vizita e Presidentit turk për të marrë këtë vëmendje, me shpresën gjithmonë se do t’i kushtohet sadopak vëmendje këtyre kërkesave parimore të kahershme tonat. Ndërkohë nuk janë në fokusin tonë debatet dhe komentet e tjera, që pritej të shoqëronin dhe po shoqërojnë vizitën e Presidentit Erdogan në Shqipëri.

Ndoshta është e tepër ta them, por ja që në këtë vendin tonë kjo që do të them nuk është kurrë e tepërt: pas gjithë kësaj përpjekje nuk fshihet asnjë interes personal, klanor apo sektar, asnjë agjendë apo financim i huaj, por thjesht dëshira dhe përpjekja për të bërë më të mirën për fenë, besimtarët dhe institucionin që na përfaqëson në këtë vend; Allahu është për këtë Dëshmitar.

Sigurisht që e gjitha kjo situatë dhe kjo përballje mund të ishte shmangur, madje vite më parë, nëse do të kishte pasur sadopak mirëkuptim dhe reflektim nga krerët e KMSH, por me sa duket njerëz që janë ndotur me të gjitha mëkatet e mësipërme, e kanë tepër të vështirë të pastrohen prej tyre, kështu që nuk u kemi asnjë borxh për atë që ndodh sot ndaj tyre.

Padyshim që nuk më vjen mirë dhe nuk jam nga ata që gëzohem me fatkeqësinë e të tjerëve, por më shumë më vjen keq për institucionin që ata kanë marrë peng e që vuan sot pasojat e këtyre mëkateve. Lus Zotin të na hap të gjithëve zemrat për tek e vërteta dhe drejta, e të mos na lër në verbërinë sektare të askujt, sepse “Vërtet, nuk verbohen sytë, por verbohen zemrat në kraharor.” (Kurani: 22: 46)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img