Hapësire reklamuese

Aktualitet

Asnjë i shtruar në 24 orët e fundit te “Shefqet Ndroqi”, Skënder Brataj: Nuk do të ketë heqje të masave kufizuese, por vetëm lehtësim të tyre

Shkruar nga Newsbomb
Asnjë i shtruar në 24 orët e fundit te “Shefqet

Gjatë 24 orëve të fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk është shtruar asnjë pacient i infektuar me COVID-19. Kjo ka ndodhur për herë të parë pas 14 muajve pandemi në vendin tonë.

Shtrimet kanë qenë shumë të ulëta edhe në spitalin Infektiv, ndërkohë që raportimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë tregoi se në dy spitalet COVID dhe ata rajonalë janë të shtruar 86 pacientë me COVID.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, u shpreh në një intervistë në Klan Tv se indikatorët e pandemisë janë pozitivë, por pritet të ketë vetëm lehtësim masash dhe jo heqje të tyre.

“Kuptohet që situata është shume e mirë, indikatorët janë shumë mirë. Janë masat për orarin dhe maskat në ambientin e jashtëm. Pritet për lirim jo për heqje të çdo mase, sigurisht ka shkurtim të orës policore por heqje totale te kufizimit nuk është e këshillueshme. Vendimet do merren dy ditë përpara mbledhjes së komitetit duke parë situatën”, tha Brataj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu