Tirana
scattered clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

Asnjë humbje jete, vijojnë shifrat alarmante të infektimeve në Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë 24 orëve të fundit në vendinë tonë janë kryer 2115 testime, ku 1062 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, fatmirësisht nuk kemi patur asnjë humbje jete, ndërsa 768 janë shëruar.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2115 testime, 1062 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 768 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1062 qytetarë, në këto bashki:

520 në Tiranë, 99 në Fier, 82 në Durrës, 40 në Lushnje, 34 në Sarandë, 33 në Shkodër, 29 në Vlorë, 24 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Divjakë, Berat, 19 në Kavajë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, nga 8 qytetarë në Roskovec, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Krujë, Poliçan, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Pukë, Finiq, Përmet, nga 2 qytetarë në Selenicë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Kolonjë. 

Janë 9,564 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 768 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 283,224 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         1062

Të shëruar në 24 orë        768

Të shtruar në spitale          32

Humbje jete në 24 orë         0

Testime ditore                  2115

Testime totale               1,884,392

Raste pozitive                  296,305

Raste të shëruara              283,224

Raste Aktive                        9,564

Humbje jete                         3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  5,644

Durrës                            844

Fier                                                  783

Vlorë                                       511

Shkodër                                         431

Berat                                       323

Elbasan                            288

Gjirokastër                           217

Lezhë                                    205

Korçë                                   164

Dibër                                    100

Kukës                            54

Më shumë


spot_img








spot_img