Hapësire reklamuese

Aktualitet

Asnjë humbje jete nga Covid, ja sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Asnjë humbje jete nga Covid, ja sa raste të reja u shënuan

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 44 raste të reja me Covid-19.

Në njoftim thuhet se në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, teksa fatirësisht në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Delvinë, Sarandë, nga 1 qytetar në Durrës, Krujë, Patos, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Skrapar, Elbasan.

Janë 260 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Maj 2022)

Raste të reja ditore          44

Të shëruar në 24 orë       13

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 904

Testime totale               1,819,846

Raste pozitive                  275,732

Raste të shëruara             271,975

Raste Aktive                         260

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            148

Fier                  33

Korçë               15

Vlorë               14

Shkodër           12

Gjirokastër      10

Elbasan            8

Lezhë              7

Berat                4

Durrës             4

Kukës              3

Dibër                2

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll