Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Asnjë humbje jete nga Covid, ja sa raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 45 raste të reja me Covid.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka patur asnjë humbje jete, ndërkohë 24 qytetarë jan shëruar.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 820 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Vlorë,  2 në Kamëz, Lushnje, Konispol, 1 në Kukës, Vorë, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Kolonjë, Skrapar, Elbasan.

Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,781 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Maj 2022)

Raste të reja ditore          45

Të shëruar në 24 orë       24

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 820

Testime totale               1,815,813

Raste pozitive                  275,485

Raste të shëruara             271,781

Raste Aktive                         207

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            117

Fier                  25

Vlorë               19

Shkodër           10

Lezhë               8

Elbasan            8

Gjirokastër     6

Durrës             6

Korçë               4

Berat                3

Kukës               3

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img