Hapësire reklamuese

Aktualitet

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë regjistruar

Shkruar nga Newsbomb
Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja

Gjatë 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 17 raste pozitive për Covid-1.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë asnjë person nuk ka humbur jetën, ndërkohë në spital po marrin trajtim tre persona.

Njoftimi i MSH:

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 17 raste pozitive për Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë njofton se nga 623 testime të kryera, pozitivë kanë rezultuar 13 qytetarë në Tiranë, 3 në Gramsh, Vlorë.

Kurse, aktualisht janë 222 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,162 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Maj 2022)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 37

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 623

Testime totale 1,823,510

Raste pozitive 275,881

Raste të shëruara 272,162

Raste Aktive 222

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 143

Fier 15

Korçë 13

Gjirokastër 11

Shkodër 11

Vlorë 9

Elbasan 9

Lezhë 6

Durrës 2

Dibër 2

Berat 1

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu