Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi.

Sipas shifrave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, edhe numri i infektimeve të reja vijon të mbetet i ulët, ku gjatë ditës së fundit janë regjistruar 43 të tilla.

albsig

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Shifrat e plota:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 833 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki:

30 në Tiranë, 5 në Lushnje, 2 në Gramsh, nga 1 qytetar në Sarandë, Delvinë, Fier, Kavajë, Kamëz, Tropojë.

Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,924 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Prill 2022)

Raste të reja ditore           43

Të shëruar në 24 orë        62

Të shtruar në spitale        15

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                   833

Testime totale               1,781,178

Raste pozitive                   273,913

Raste të shëruara              269,924

Raste Aktive                            497

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             274

Vlorë               58

Fier                  47

Gjirokastër     27

Elbasan           23

Durrës              15

Kukës               12

Berat                11

Shkodër           10

Korçë               10

Lezhë                 8

Dibër                  4

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img