Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Asnjë humbje jete, ja sa raste me Covid u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Shkruar nga Newsbomb
Asnjë humbje jete, ja sa raste me Covid u shënuan gjatë 24

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së fundit janë testuar 633 qytetarë, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 36.

Fatmirësisht nuk ka asnjë humbi jete gjatë ditës së fundit, ndërsa në spital po trajtohen 5 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

36 qytetarë kanë rezultuar pozitivë më COVID-19 nga 633 testime të kryera në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 15 në Tiranë, 6 në Fier, nga 3 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 2 qytetarë në Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Durrës, Kavajë, Divjakë, Vlorë, Delvinë.

Janë 265 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 78 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,549 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Qershor 2022)

Raste të reja ditore          36

Të shëruar në 24 orë       78

Të shtruar në spitale         5

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 633

Testime totale               1,830,851

Raste pozitive                  276,311

Raste të shëruara             272,549

Raste Aktive                         265

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            183

Fier                  28

Vlorë                21

Durrës              8

Gjirokastër       8

Korçë               6

Elbasan            3

Shkodër           2

Dibër                2

Lezhë               2

Berat                1

Kukës              1

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll