Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

“Asnjë grua nuk largohet nga puna’, Rama i prerë në Asamble: S’toleroj asnjë hyrje triumfaliste të stilit feudal, do liroj vendet e zëna me kushurillëk

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS-së kryeministri Edi Rama theksoi se asnjë grua nuk do të largohet në asnjë bashki opozitare, që sot është në duart e socialistëve.

Rama tha prerë se nuk do të lejohet asnjë hyrje hyrje triumfaliste e stilit feudal, dhe do të shkarkohen të gjithë personat që janë punësuar për shkak të lidhjeve fisnore.

“Asnjë grua, asnjë vajzë në radhë të parë, nuk do të largohet nga puna në asnjë nga bashkitë e djathta që nuk janë më në duart e kryebashkiakëve të djathtë. E thashë dhe më përpara larg qoftë mund të dalë dikush dhe të bëjë të kundërtën, po për sa na takon ne nuk do të bëjmë asnjë revansh të mos tolerohet dhe asnjë hyrje triumfaliste e stilit feudal, me të cilin politika shqiptare ka bashëkudhëtuar për shumë kohë, hyrje prej ushtrie fitrimtare partiake, më kërkim të zbrazjes së vendeve të punës që janë aty dhe të mbushjes së atyre që vijnë pa asnjë kriter dhe karar nuk do të lejohet.

Nuk diskutohet që çdo vend i zënë me kushurillëk, me dallavere të çdo natyre apo çdo vend i zënë nga njerëz që nuk kanë lidhje me punën nuk ka se si të justifikohet dhe as se si mos lirohet, por gjithcka do të zhvillohet në mënyrë të strukturuar në një sistem që besoj do të marrë dhe aprovimin e Asamblesë Kombëtare sot.  

Nuk do ta japim të drejtën që ta kthejnë bashkinë nga një klientelë të djathtë, në një klientelë gjoja të majtë, nga një klientelë njerëzish të keqpërdorur, për t’i sjellë nëpër mitingje, në një klientelë njerëzish për qoka dhe arsye vetjake’, deklaroi kryeministri.

Më shumë


spot_img








spot_img