Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Asnjë gjurmë të tij prej disa muajsh, foshnja e humbur në evakuimin e Kabulit ribashkohet me familjen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një djalë i vogël i ndarë nga prindërit e tij në kaosin e evakuimit amerikan nga Afganistani më në fund është ribashkuar me familjen e tij.

Talibanët sapo kishin marrë kontrollin e vendit në gusht dhe shumë afganë po përpiqeshin dëshpërimisht të iknin.

Sohail Ahmadi, dy muajsh, iu dorëzua një ushtari amerikan mbi një gardh, për ta mbrojtur atë nga shtypja, ndërsa mijëra njerëz shtyheshin për të hyrë në aeroportin e Kabulit.

Por familja, pas disa kërkimesh nuk arrinte më të gjente fëmijn e tyre.

Pas një kërkimi të furishëm, babai i tij Mirza Ali Ahmadi, i cili kishte punuar si roje sigurie në ambasadën amerikane, nëna Suraya dhe katër fëmijët e tjerë të tyre u dërguan në një fluturim evakuimi për në SHBA.

Për muaj të tërë ata nuk e kishin idenë se ku ishte djali i tyre i vogël. Por pasi lexoi një raport të Reuters mbi kërkimin e familjes për Sohail, në nëntor ai u gjurmua në shtëpinë e një taksisti 29-vjeçar të quajtur Hamid Safi.

Safi tha se kishte gjetur Sohail vetëm dhe duke qarë në tokë në aeroport. Pasi u përpoq të gjente familjen e djalit, ai vendosi ta çonte në shtëpi te gruaja dhe fëmijët e tij dhe ta rriste si djalin e tij.

Ata e quajtën foshnjën Mohammad Abed dhe postuan foto të të gjithë fëmijëve së bashku në Facebook.

Kur u konfirmua vendndodhja e Sohail, gjyshi i foshnjës, Mohammad Qasem Razaëi, i cili jeton në provincën verilindore të Badakhshan, bëri një udhëtim të gjatë në Kabul për të kërkuar që fëmija të kthehej.

Megjithatë, Safi refuzoi të dorëzonte foshnjën dhe kërkoi që ai dhe familja e tij gjithashtu të evakuoheshin në SHBA.

Pas shtatë javësh negociata  policia talebane organizoi një zgjidhje midis dy familjeve dhe foshnja iu kthye gjyshit të tij të shtunën.

Ata shpresojnë se së shpejti do të bëhen marrëveshje që Sohail t’u sillet atyre në shtetin amerikan të Miçiganit, ku ata janë vendosur tani.

Hamid Safi, një shofer taksie 29-vjeçar që gjeti fëmijën Sohail Ahmadi në aeroport, qan ndërsa ia dorëzon Sohailin gjyshit të tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img