Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Asnjë gjurmë nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare, familja ngre padi për rrëmbyesit në Greqi; Mamaja ishte shumë pranë gjetjes së saj (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Familja e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili e cila rezulton e zhdukur që prej më shumë se 1 viti, ka ngritur padi ndaj atyre që besojnë se janë rrëmbyesit, ku i akuzon për vrasje të së bijës.

Avokati i famijes Stavros Georgiou paraqiti në Prokurori një kërkesë për të adresuar çështjen e Departamentit të Vrasjeve të Policisë Greke, pasi nuk ka ende asnjë gjurmë të 19-vjeçares.

Ndërsa nëna e vajzës ndodhet në një situatë të rënduar psikologjike, pasi ajo ishte shumë pranë gjetjes së saj.

“Nuk ka asnjë gjurmë që nga dita e zhdukjes së Artemisit. Sikur toka u hap dhe e gëlltiti këtë vajzë. Shumë gjëra janë eksploruar, por nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Familja u detyrua të ngrejë një akuzë për vrasje kundër rrëmbyesve. Në të njëjtën kohë, ne paraqitëm një kërkesë tek shefi i zyrës së prokurorit të shkallës së parë dhe kërkuam të adresojmë çështjen, vrasjen, e cila me përvojën dhe mjetet e saj sigurisht do të na ndihmojë të zbulojmë se çfarë mund të ketë ndodhur me 19- vjeçaren”, tha avokati Stavros Georgiou.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img