Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Asnjë ambasador i huaj nuk u ftua në mbledhjen e dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Salla e Parlamentit në Tiranë u vesh sot me ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe atij të Kosovës, në mbledhjen e parë mes dy kuvendeve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë.

Politikanët nga të dyja anët e kufirit u bënë bashkë në vigjilje të 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Por në lozhat e sallës së Kuvendit munguan vizitorët e zakonshëm, ambasadorët e huaj që herë pas here bëhen pjesë të seancave plenare në vendin tonë, dhe nuk mungojnë në ato seanca ku kalojnë ligje të rëndësishme, të kërkuara me ngulm prej tyre.

Neësbomb.al mëson se mbledhja e sotme mes dy kuvendeve i është rezervuar ekskluzivisht shqiptarëve. Të vetmit ambasadorë që kanë qenë të pranishëm në sallë ishin ai i Kosovës në Shqipëri dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

As ambasadorët e BE-së, SHBA-së apo vendeve të tjera mike nuk ishin të ftuar në këtë mbledhje që nga disa u cilësua si historike.

Më shumë


spot_img









spot_img