Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Asnjë aks i bllokuar”, Balluku flet për situatën në vend dhe u bën thirrje qytetarëve: Respektoni rregullat e qarkullimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a1680a6abcf71fbe3fe22577cbd5fba3

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur në Kuvend në lidhje me situatën në vend, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Ajo është shprehur se të gjithë kanë qenë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për zhbllokimin e rrugëve.

Ajo është shprehur se të gjithë akset kanë qenë të hapura, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Kam dëgjuar disa nga deputetët e opozitës teksa bënin një analizë të situatës që jemi përballur nisur nga e premtja. Shqipëria është goditur nga i forti ekstrem. Ka pasur reagim nga shteti dhe kemi vënë re edhe njëherë që kjo çështje, situatë që ka ndodhur në të gjithë Europën, është kthyer në një debat politik. Të gjithë kanë ekspertizë mbi hapjen e akseve. Dëgjova sot që shteti duhet të ketë flotë borëpastruesesh. Shteti nuk ka flota borëpastruesesh.

Goditemi njëherë në 50 vite nga stuhi pasi jemi vend ballkanik. Policia e Shtetit në 72 orë nuk është larguar nga territori. Kemi qenë në kontakt të plotë më qytetarët. Kemi pasur 480 mjekë. Flotë e tërë që ka funksionuar në perfeksion. Forcat e Armatosura kanë pajisje më të rënda dhe u kanë ardhur në ndihmë qytertarëve. Opozita godet, por janë disa raste kur ngjan shumë e ulët.

Për 37 kontratat kanë qënë të gjitha funksional,. Kemi pasur mbi 1000 punonjës në të gjithë vendin. Por ajo që më shqetëson është një histeri kolektive që nuk ndihmon. Akset kanë qenë të hapura. Qytetarët duhet të kuptojnë që është e rëndësishme që të respektohen rregullat.

Do të kërkoja që të shikohej me pozitivitet të kuptohej dhe respektohej burra dhe gra gjatë këyre ditëve. Ashtu sic na u tha nga opinionistë të ndryshëm imagjonini sa e vështirë ka qenë për ata, Kjo situatë do të jetë aktive deri të premten me ngrica dhe temperature të ulta, mbas të premtes moti do të ktheht në normalitet,” tha Balluku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img