Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Askush s’kujtohet për Papa Kristo Negovanin, akuza e fortë e drejtorit të Arkivit: Titulli ‘Nderi i Kombit’ i takon vetëm priftërinjve grekë që punojnë kundër Shqipërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

73f71ca119701b2807417051a7fcbd55

Sot është dita e vdekjes së Papa Kristo Negovanit, priftit ortodoks shqiptar që sakrifikoi për fe e Atdhe por që sot, nuk e kujton kush.

Ai madje nuk u bë kurrë “Nder i Kombit” dhe për këtë shkruan drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido i cili hapur dhe me nota akuzuese thotë se ky titull i takon vetëm priftërinjve grekë që punojnë kundër Shqipërisë. Dhe nuk do shumë të kuptohet se e ka fjalën për kryepeshkopin Janullatos, të cilin edhe më herët e ka cilësuar si grek por që u bë shqiptar me dekret të Presidentit Meta.

“Po te vdiste për Greqinë, sot do të ishte hero i kombit grek, do të kishte buste e statuja ngado dhe do të ishte shënjtor hierodëshmor i Kishës Ortodokse.

I rastisi të vdiste për Shqipërinë, ndaj as “Nder i Kombit” nuk u bë kurrë sepse ky titull i takon vetëm priftërinjve grekë që punojnë kundër Shqipërisë dhe kuptohet as një meshë përshpirtje nuk bëhet për të.

Meqë klerikët e politikanët shqiptarë me sy e zemër nga Athina e harrojnë, së paku modestisht ta kujtojmë në hapësirat tona publike, përvjetorin e vdekjes së një heroi të Kombit Shqiptar e të Kishës Shqiptare, që si sot, mëse një shekull më parë u flijua për Fe e Atdhe, që s’do ia dinin kurrë. Papa Kristo Negovani”, shkruan Bido.

Më shumë

spot_img