Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

‘Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta’, kënga e fundit e Kujtim Prodanit ishte për koronavirusin (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d0f2ec2f9c03f22be25f5d0679258b11

Muzikanti i mirënjohur Kujtim Prodani u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare.

Kujtim Prodani, djali i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani, ishte infektuar nga koronavirusi, dhe prej disa javësh kurohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin.

Pak kohë më para ai i kishte kushtuar një këngë koronavirusit me titull “Ju flet Corona”.

Teksti i këngës:

Ju flet Corona..!

Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta

Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie

As dashurinë ta ndash në vakte racionale

Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.  

I mësove të gjitha si në lojra fëmijërie

Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars!

Trenin, avionin, raketat dhe poezitë

Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.

E tani, rregulloren e vetmisë studion

I flakur në shtrat gjersa mendja fiket

Formulat magjike ti sjell ndërmend

Të zbulosh, në dëshpërim, prej meje si iket.

Dhe unë të shoh nga larg, të shoh edhe nga afër

Ashtu të trembur si në klasën e parë

Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo

Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal!

Por frymën ma ndal pika jote e lotit

Fryma e nxehtë e të dashurës që të pret

Frymën ma ndal enigmë e shpirtit tënd që s’vdes…!

Unë tretem ngadalë në brishtësinë tënde,

I humbur n’betejën time përjetësisht

Ti mbetesh aty, mbi Tokë, me kujtimin tim gdhendur

Që si ëndërr e keqe të kujtoi

Të jesh njeri,

Thjeshtë njeri,

I mirë siç lind,

Dashurisht njeri…! 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img