Hapësire reklamuese

Politikë

“Askush nuk më ndal dot”, reagon Salianji pas pretencës së prokurorisë: Beteja të tjera na presin

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar sërish pas pretencës së prokurorisë që kërkoi 3 vjet shërbim prove për “Çështjen Babale”.

Në një shkrim në Facebook, Salianji thotë se askush nuk e ndal dot në betejën për të vërtetën.

“Hilet, tradhëtitë, pabesitë dhe joshjet me para, pushtet apo kalim vetingu janë shumë të përkohshme”, shkruan ish-deputeti demokrat.

Reagimi i plotë:

Askush nuk më ndal dot!

Lufta pa kompromis për të vërtetën dhe të drejtën përherë triumfon siç ndodhi dhe në këtë rast me largimin e ish Ministrit të Brendshëm Xhafaj, burgosjen e nje trafikanti Xhafaj dhe largimin nga vetingu të tre prokurorëve Osmani, Kulluri, Bajrami dhe dy gjyqtarëve të krimeve te renda Baku dhe Përnoca qe mbajtën në këmbë këtë farsë që pamë sot!

Hilet, tradhëtitë, pabesitë dhe joshjet me para, pushtet apo kalim vetingu janë shumë të përkohshme.

Beteja të tjera na presin

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.