Këngëtari i njohur Renis Gjoka ka dhënë ditën e sotme një lajm vërtet surprizues.
Ai dhe partnerja e tij Jona, janë bërë prindër për herë të parë duke sjellë në jetë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aura.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram.
Ai ka postuar një foto me vajzën, por që ia ka mbuluar fytyrën.
‘Dashuria e jetës sime, Aura’, shkruan Gjoka.
Kujtojmë që Renisi ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe në këtë rast i habiti të gjithë.