Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Asistentja e “Amazon” (nuk) i përgjigjet pyetjes nëse spiunon përdoruesit te CIA (Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Publikimi i mbi 8 mijë dokumenteve sekrete të CIA nga Wikileaks, të cilat janë vetëm një pjesë e vogël e dokumenteve që pritet të publikohen në vijim, ka zbuluar se CIA zotëron një arseanl më madh programesh për të spiunuar këdo.

Duket se CIA është e aftë të përgjojë përmes çdo pajisje elektronike, smartfonë iPhone, Android, televizorë smart madje edhe përmes modeleve të reja të automjeteve.

Publikimi i pjesës së parë nga Wikileaks i quajtur “Viti Zero”, ka nxitur dikutime të shumta rreth privatësisë në rrjetet sociale, shkruan Newsbomb.al.

Së fundmi një video e frikshme tregon sesi asistentja inteligjente e Amazon, Alexa, nuk i përgjigjet pyetjes nëse “spiunon përdoruesin për NSA”.

Pajisja që i përgjigjet çdo pyetje tjetër, dhe në rastin kur nuk e di si të përgjigjet thotë se “nuk di si të përgjigjet”, kur pyetet nëse punon për CIA apo NSA, kjo pajisje nuk jep asnjë përgjigje por thjkeshtë fiket automatikisht, shkruan Newsbomb.al.

Ndiqni videon më poshtë:

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img