Hapësire reklamuese

Politikë

Ashpërsohet fushata, militantit i zënë rrugën dhe i thyejnë xhamat e makinës

Shkruar nga Newsbomb

Ditët e fundit të fushatës zgjedhore po bëhen më të egra. Krahas akuzave të ashpra midis liderve po raportohen dhe konflikte midis militantëve të partive të ndryshme.

Konflikti i rradhës është shënuar në Dibër ku një 46 vjeçar me iniciale A.SH është konfliktuar me një 22-vjeçar për çështje partiake.

Shtetasi A.Sh, në bashkëpunim me disa persona ende të paidentifikuar, kanë bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Hotesh, dhe pas një debati kanë dëmtuar me gurë automjetitn tip “Benz”, në pronësi të tij B.M 22 vjeç.

Pas këtij konflikti autorët janë larguar, por pak më vonë A.SH është arrestuar nga Policia.

Policia e Dibrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu