Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ashpërsimi i masave, Kosova pëson ulje të ndjeshme të shifrave: Gjatë 24 orëve të fundit 84 persona të infektuar

Shkruar nga Newsbomb
Ashpërsimi i masave, Kosova pëson ulje të ndjeshme të

Gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë humbur jetën ndërsa 84 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shifët kjo mjaft e ulët krahasuar me ditët e tjera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 786 persona kanë arritur të shërohen duke çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 151.411.

Njoftimi i plotë MSH:

24 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 5.371.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll