Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Asgjësuan 380 mijë pula dhe 500 mijë vezë, qeveria nuk dëmshpërblen dy kompanitë Aiba dhe Haig: I jemi drejtuar gjykatës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Bujqësisë nuk ka dëmshpërblyer asnjë prej dy kompanive të cilat pësuan dëme të konsiderueshme nga gripi i shpendëve duke humbur më shumë se 380 mijë pula dhe 500 mijë vezë.

Edhe pse afati, siç e parashikon ligji, është tejkaluar, kompanitë AIBA dhe Haig Company nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare.

Përfaqësuesit e këtyre kompanive, në praninë e drejtuesit të Shoqatës së Shpendërritësve, Edmond Mara, deklarojnë se në bashkëpunim me insitucionet përkatëse kanë vepruar sipas ligjit për asgjësimin e shpendëve të prekura nga Influenca Aviare.

Për këto arsye, kompanitë kanë vendosur t’i drejtohen gjykatës për të gjetur zgjidhjen, çka e kanë njoftuar përmes një deklarate për mediat.

DEKLARATA:

Jemi këtu sot në emër të dy kompanive, AIBA dhe Haig Company në praninë edhe të drejtuesit të Shoqatës së Shpendërritësve, z. Edmond Mara.

Jemi para jush sot për të denoncuar një qëndrim tërësisht të kundërligjshëm të qeverisë tonë.

Siç JU e dini tashmë, në muajin Mars të këtij viti, kompanitë e rritjes së shpendëve për prodhim vezësh, u goditën rëndë nga sëmundja e Influencës Aviare, si pasojë e të cilës ngordhën apo u asgjësuan qindra mijëra krerë pula.

Pati biznese që nuk pritën bashkëpunimin me autoritetet qeveritare, por vepruan duke groposur, jashtë çdo mase mbrojtëse dhe në mënyrë primitive, shpendët e ngordhura.

Ndërsa NE, menjëherë, sapo u konfirmua zyrtarisht se sëmundja që po shkaktonte ngordhjen masive të pulave ishte Influenca Aviare, kërkuam bashkëpunimin e institucioneve.

Ne ndoqëm protokollin veterinar për groposjen e pulave të ngordhura dhe asgjësimin e atyre që ishin prekur, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje shumë të rrezikshme për shpendët.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë, në datën 24.3.2022, nxorri urdhërin për eliminimin e menjëhershëm të shpendëve të prekura nga Influenca Aviare.

Procesi u krye duke mbajtur proceverbale të rregullta për numrin e shpendëve të ngordhura dhe atyre të asgjësuara.

Ky proces bazohet në Ligjin për Shërbimin Veterinar të vitit 2011.

Mbi po të njëjtin ligj, është bazuar edhe një vendim qeverie i vitit në Maj të vitit 2013, ku sanksionohet zhdëmtimi i kafshëve dhe shpendëve që asgjësohen në zbatim të vendimit të marrë nga autoriteti kompetent, ose për të cilat është provuar që kanë ngordhur pas zbatimit të masave të parashikuara në programin shtetëror të profilaksisë veterinare, dëmshpërblehen në masën e vlerës së dëmit, që përcaktohet sërish me vendim qeverie.

Por çfarë ka ndodhur në realitet?

Siç e theksuam edhe më lart, ne ndoqëm të gjithë protokollin veterinar për asgjësimin e shpendëve të ngordhuara dhe eliminimin e atyre të prekura. Dokumentuam procesin dhe inventarizuam të gjitha asgjësimet.

Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet qeveritare, Ministrinë e Bujqësisë posaçërisht, për të zbatuar ligjin në kompensimin e dëmit, duke dorëzuar edhe të gjithë dokumentacionin.

Në datën 28 Mars, ne kërkuam kompensimin për shpendët e ngrodhura dhe asgjësuara, si pasojë e sëmundjes së Influencës Aviare, konkretisht 387,278 krerë pula, brenda një afati 30 ditor, siç e parashikon ligji.

Gjithashtu në datën 12.05.2022, ne kërkuam kompensimin e dëmit për sasinë prej 540,410 kokrra vezë të asgjësuara në stabilimentin e prekur nga sëmundja.

Ndërsa mungonte ende një përgjigje zyrtare për zhdëmtimin e pulave, në datën 20 Maj, pra vetëm pas 8 ditësh, nga Ministria e Bujqësisë vjen përgjigja negative për vezët:

Në zbatim të urdhërit të Ministrit 234, datë 02.06.2021, “Për miratimin e planit të Kontigjencës së Sëmundjes së Influencës Aviare”, pika 4.2 ku citohet se: Qendra Rajonale e Krizës vendos kryerjen e kompensimit të kafshëve të ngrodhura të eliminuara.

Si dhe në zbatim të V.K.M 408, datë 08.05.2013 “Për dëmshpërblimin për kafshët e eliminuara”, nuk përcaktohet dëmshpërblimi i produktit vezë.

Ndërkohë nuk ka ende një përgjigje zyrtare për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga asgjësimi dhe ngrodhja e pulave, edhe pse afati ligjor një mujor është tejkaluar disa herë.

Megjithatë, në mungesë të një njoftimi zyrtar, në jemi informuar jo zyrtarisht, për mos kompensimin e këtij dëmi.

Ne e konsiderojmë këtë qëndrim të qeverisë tonë, jo vetëm anti-ligjor, por edhe diskriminues ndaj biznesit, ndaj asaj pjese të biznesit që respekton ligjet dhe procedurat.

Këto qëndrime janë dekurajuese, që në raste të tjera si këto, bizneset që operojnë në këtë fushë të mos respektojnë ligjin.

Të njëjtat institucione që mbyllën sytë ndaj atyre që anashkaluan ligjin dhe protokollet e sjelles në rastet të tilla, sot refuzojnë të zbatojnë ligjin për ata që i zbatuan rregullat.

Madje ne konstatojmë me keqardhje, se ndërsa refuzohen në mënyrë flagrante kompensimet si këto që renditëm më lart, kompensimet bëhen edhe mbi baza selektive, ndikuar nga marrëdhëniet politike të sipërmarrësve me qeverinë.

Qeveria nuk mund të ecë me dy standarde, një për ata që janë brenda influencës së saj politike, e një për ata që janë jashtë këtij oborri.

Ne i shikojmë zyrtarët e qeverisë që çdo ditë pozojnë nëpër ferma, plantracione pemësh frutore, sera dhe stalla lopësh, duke bërë propagandë me djersën dhe gjakun e njerëzve që punojnë në sektorin më të vështirë të ekonomisë.

Ndërsa, kur këta njerëz që punojnë përballet me probleme madhore, siç janë fatkeqësitë natyrore, apo epidemitë e sëmundjeve, qeveria i braktis, i kthen shpinën. 

Kur punët na shkojnë mirë, qeveria vjen të bëjtë fotografi. Kur punët na shkojnë keq, qeveria na mbyll derën.

Në këto kushte, ne i jemi drejtuar gjykatës si rruga e vetme për të kërkuar atë që na takon sipas ligjit.

Më shumë




spot_img








spot_img