Hapësire reklamuese

Aktualitet

Asgjësohen mbi 500 rrënjë kanabis në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar gjatë aksionit antikanabis në fshatin Velçë, 543 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët narkotike u konstatuan të mbjella në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar pa pronarë, përgjatë shtratit të përroit Zhupë. Lartësia e këtyre bimëve narkotike varionte nga 30 cm deri në 130 cm.

Policia ka bërë të mundur asgjësimin e plotë të bimëve narkotike më djegie dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.