Sara Hoxha dhe Ledion Liço muajin e kaluar kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre. Dasma e çiftit mori shumë vëmendje dhe ceremonia u zhvillua buzë liqenit të Comos në Itali.
Ndërkohë, pak ditë më parë Lori publikoi edhe prapaskenat e dasmës. Ndërsa pak orë më parë ajo ka publikuar në kanalin e saj në You Tube klipin e dasmës së motrës.
Videoja tregon momentet më të bukura të ceremonisë, që nga fustani i varur në mur që pret të vishet nga Sara, ecja në altar, fjalët prekëse të Lorit për çiftin e deri të betimet që çifti i bëri njëri tjetrit.
Më të bukur klipin e bën edhe prania e Londonit të vogël.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme!