Hapësire reklamuese

Aktualitet

Asfiksohen punonjësit brenda kompanisë koreane në Fier

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Fierit.  Nga informacionet e para mësohet se në ambientet e një kompanie koreane ka pasur një rrjedhje të lëndëve kimike.

Si pasojë kanë mbetur të asfiksuar punonjësit e kësaj kompanie të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë nga pamjet që kanë ardhur nga vendi i ngjarjes shihet tre ambulanca dhe mjete të Policisë të cilët kanë shkuar pranë ambienteve të kësaj kompanie.

Mësohet se kjo kompani operon në qytetin e Fierit në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet, aktivitet që e ushtron prej 5 vitesh.

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese