Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur fjalën pak momente më parë në Asamblenë e PS.
Rama gjatë fjalës së tij ka njoftuar se mund të zgjerohet me dy sekretarë sekretariati i Partisë Socialiste.
“Me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm unë e konsideroj të arsyeshme që Kongresi të zgjerojë sekretariatin me dy sekretarë të tjerë dhe diskutimet e hapura do të lidhen edhe më funksionimi dhe këndvështrimin e punës së mëtejshme edhe me statutin e ri të PS.
Kjo është pamja e përgjithshëm e Kongresit. Në fund të gjithë organizatorët do të bëjnë për publikun një përmbledhje të temave dhe nga ana tjetër do përcaktojnë edhe piketat që më tej Qeveria, grupi parlamentar do punojnë për të marrë përsipër për të realizuar këto angazhime” tha Rama ndaj të tjerave.