Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Asambleja Kombëtare, Gjiknuri: Partia Socialiste do të bëhet edhe më funksionale, ruajmë balancat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është mbledhur sot për miratimin e një sërë vendimeve, përfshi edhe draft-statutin e Kongresit Kombëtar që do të mbahet të të shtunën e 9 prillit.

Mbledhjen e ka hapur sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili është shprehur se me tekstin e ri që ka reflektuar propozimet e shumta të bëra në mbledhjet e mëparshme, do ta bëjë këtë forcë politike më funksionale, duke ruajtur balancat.

Gjiknuri tha se sot do të miratohet ndërprerja e mandatit për kryetarët e Partisë Socialiste në rrethe, por shtoi se ata do të kenë mundësi të rikandidojnë sërish.

“Partia Socialiste është partia më demokratike, parti që përballon sfidat. Kemi të bëjmë me disa elementë të rinj të partisë, rinovojmë strukturën me kryetarët e partive, kjo nuk do të thotë se kryetarët që u ndërpritet mandati nuk kanë të drejtë të kandidojnë, të gjithë e kanë këtë. Do të përgatisim edhe aktet e reja në statut. Kemi një strukturë të re që është pjesë e partisë Sekretariati.

Do të ketë një strukturë që funksionon pavarësisht lëvizjeve të kryetarëve të partisë. Kjo bëhet për të forcuar punën e partisë. Ka pasur disa mbledhje dhe diskutime në kryesi, dhe mendoj që kemi një tekst të plotë që e bën partinë më funksionale, duke ruajtur balancat. Nuk mund të ndryshosh një vend nëse nuk je në pozicionin për ta ndryshuar atë vend. PS ka ditur të organizohet por edhe të adaptohet me kërkesat e kohës. Partia është dhe qeverisja, nëse kemi një parti të shëndoshë, kemi edhe një qeverisje të shëndoshë”, tha ndër të tjera Gjiknuri.

LIVE: Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste:

Më shumë


spot_img








spot_img