Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama i pakënaqur me të vetët, u vendos ultimatum: Më sillni raportet e punës

Shkruar nga Newsbomb
Rama i pakënaqur me të vetët, u vendos ultimatum: Më sillni

Është zbardhur një pjesë e fjalë së kryesocialistit Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Mësohet se Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi për organizimin e partisë, duke thënë se nuk është arritur balanca gjinore.

Kryeministri Rama pasur kritika për drejtuesit e qarqeve dhe tha se do census të të gjithë anëtarëve të partisë.

Ai gjithashtu ka porositur drejtuesit politikë të qarqeve që të punojnë deri më 15 mars, një ditë para mbledhjes së ardhshme të asamblesë, sikur të ishte dita e zgjedhjeve. Një analizë ka kërkuar edhe për drejtuesit e njësive administrative.

“Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë. Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet te ndahet veç pjesa jo aktive. Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë. Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe. Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative. Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Strukturat janë aty për hallet e njerëzve. Të ketë një iventar për çdo familje." - mësohet të ketë deklaruar Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese