Hapësire reklamuese

Politikë

ASAMBLEJA E PS-së/ Rama nuk ia "përton" deputetes, e kritikon për punën e dobët

Shkruar nga Newsbomb
ASAMBLEJA E PS-së/ Rama nuk ia "përton" deputetes, e

Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste është shoqëruar me kritika të ashpra të kryeministrit Edi Rama ndaj deputetëve, sidomos ndaj Greta Durakut.

Kjo e fundit la biznesin e familjes për t’i ‘shërbyer’ banorëve të Kukësit, mirëpo pasi fitoi në zgjedhjet e vitit 2021 u zhduk. Madje rrallë herë dëgjohet zëri i saj gjatë seancave parlamentare. Burime për News Bomb bëjnë me dije se shefi i qeverisë, ka shprehur rezerva për punën e dobët të deputetes, duke iu drejtuar me nota ironike për faktin se nuk bën takime në zonën që është zgjedhur.

Rama është treguar mjaft i prerë sot dhe ka kërkuar që të gjithë të bëjnë detyrën që u është caktuar. Pas përfundimit të Asamblesë kryeministri nuk dha asnjë koment për mediat. Ama nuk ka nguruar të përgëzojë Taulant Ballën dhe Elisa Spiropalin për punën e mirë të bërë deri më tani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese