Hapësire reklamuese

Politikë

Asambleja e PS, Rama: Në fokus riorganizimi, e nevojshme hapja e partisë

Shkruar nga Newsbomb
Asambleja e PS, Rama: Në fokus riorganizimi, e nevojshme hapja e

Kryeministri Rama ka folur shkurt para gazetarëve para se të futej në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë së Partisë Socilaiste në një restorant në periferi të Tiranës.

Rama u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratat e ish-zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj i cili tha se e ka kërcënuar. Por kreu i qeverisë refuzoi të përgjigjej dhe filloi duke folur për mbledhjen e sotme.

“Është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë në funksion për të riorganizuar Partinë Socialiste”, - tha Rama.

Kur u pyet nëse kishte kërcënuar Ahmetaj, Rama tha:

“Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë.”

Në Asamble do të jenë të pranishëm rreth 400 anëtarë, vetë Kryeministri Rama, ministrat dhe deputetët socilaistë.

Në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se do të jenë jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimin i strukturave të partisë i paralajmëruar që në dhjetor të 2023-shit nga kryesocialisti Edi Rama.

Në Asamble të pranishimit do raportojnë në lidhje me detyrat e lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor, aty nga ku kryeministri Edi Rama njoftoi se pranvera e 2024-ës do ta gjejë Partinë Socialiste me struktura të reja.

Ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit e degëve në bazë, ndërsa në muajin prill pritet të zhvillohen zgjedhjet për delegatët e Kongresin e PS. Për anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat Kryeministri Rama i konsideron të pajustifikuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese