Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Asambleja e PS, Rama mesazh opozitës: Duam paqe politike, por ASNJË marrëveshje për të ndenjurat e politikanëve. Reforma në Drejtësi nuk negociohet

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama nuk sheh shumë mundësi se si të afrojë opozitën në jetën politike të vendit pas djegieve të mandateve dhe 30 Qershorit.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, i vetmi post që Rama ofroi për opozitën ishte karrigia e lirë në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Nuk ka marrëveshje për të ndenjurar e politikanëve”, përsëriti Rama duke shtuar se reforma në drejtësi është e panegociueshme.

Kreu i PS-së, Rama tha se kjo forcë politike nuk do të mbrojë, justifikojë apo tolerojë këdo që ka probleme personale me drejtësinë.

Pjesë nga fjala e Ramës drejtuar opozitës:

Dua të them në fund edhe diçka për kampin tjetër, patjetër që ne duam paqe politike, por një paqe politike për Shqipërinë që të nisë për Shqipërinë dhe jo për karriget. Kështu që dora ime mbetet e shtritë, gati kur të vijë momenti. Reforma zgjedhore sipas rekomandimve të OSBE/ODIHR mbetet një sfidë e përbashkët, me opozitën parlamentare dhe jo-parlamentare, e cila ka një vend të lirë që e pret në Komisionin e Reformës. Ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe tyre, ata me molotov ne iu japim edhe veton, që të na vënë veto ne. Ndërsa reforma në drejtësi as nuk negociohet. Unë personalisht e di që ka shkolla të ndryshme mendimi, nuk kam disponim minimal për asnjë marrëveshje politike për të ndenjurat e politikanëve. Asnjë marrëveshje. Borxhi që na ka futur ku na ka futur populli në 30 qershor nuk shlyhet dot, por duhet të jetë shumë i qartë, me vepra dhe jo thjesht me fjalë, mesazhi që qoftë ata që përfunduan aty ku e meritojnë dhe ranë në gropën që i hapën vendit për ta djegur dhe për të hedhur në erë çdo prespektivë europiane të vendit. Hesapet me drejtësinë qoftë edhe nga PS, i ka individuale dhe duhet t’i trajtojë individualisht. Partia jonë nuk ka gatishmërinë të mbrojë, të justifikojë dhe të tolerojë askënd që mund të ketë hesape në drejtësi. Nëse e kemi thënë vazhdimisht dhe kemi bërë aq sa kemi ditur dhe jo aq sa kemi dashur, që kjo patri t’u takojë njerëzve sot duhet të bëjmë shumë më shumë për këtë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll