Hapësire reklamuese

Politikë

Asambleja e PS, Rama: Ditë reflektimi mbi kritikat, për McGonigalin ja keni futur kot

Shkruar nga Newsbomb
Asambleja e PS, Rama: Ditë reflektimi mbi kritikat, për McGonigalin ja

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes online të Asamblesë së Partisë Socialiste ka mbajtur një prononcim të shkurtër për mediat, ku ndër të tjera ka folur edhe për ish-agjentin e FBI-së, Mc Gonigal.

Jashtë ambienteve të selisë së Partisë Socialiste, kryeministri Rama tha se forca politike që ai drejton është në fazën e angazhimit për anëtarësime të reja dhe në barazimin e kuotave gjinore në disa prej zonave rurale, duke bërë me dijë më tej se ka kërkuar dhe nisjen e një procesi për vlerësimin e anëtarësisë socialiste, sa janë aktivë dhe sa jo.

Kreu i qeverisë theksoi se ndryshimet janë pjesë e kësaj partie prandaj dhe kjo e bën të jetë fituese në çdo zgjedhje, teksa më tej u ndal dhe te patronazhistët për të cilët tha se janë aktivë.

Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur flet opozita, që jemi patronazhistë dhe ne të tjerët”, tha Rama.

“Jemi me anëtarësimet shumë më mirë se çfarë disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin. Tani jemi në fazën e dytë që është faza e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe adresimin e balancës gjinore në çdo qark. Nuk mund të them qarqe problematike po ka pika të caktuara kryesisht në zonat rurale ku duhet bërë më shumë punë për të pasur barazi gjinore mes burrave dhe grave.

 Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është fituese sepse nuk pret që ta ndryshojnë tjerët por ndryshon veteveten. Unë shoh një angazhim pozitiv plus që sistemi ynë që ka një komponent gjithmonë e më të zhvilluar digjital, ka pasqyra që flasin vetë dhe nuk ka të bëjë vetëm me atë që raportojmë ne me fjalë”, shtoi kryeministri, teksa më tej u pyet në lidhje dhe me vendimin e dhënë nga gjykata federale e Uashingtonit e cila dënoi me 28 muaj burgim ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga Agron Neza dhe mos deklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë.

Rama  iu drejtua gazetarëve duke i thënë se lidhur me këtë çështje dhe akuzat që kanë bërë ndaj tij “ia kanë futur kot” dhe nëse do të kthente kohën sërish do të takonte Mc Gonigalin, pasi ashtu si dhe kreu i qeverisë thekson ai është i hapur të takojë çdo zyrtar amerikan dhe europian.

LEXO EDHE: Erdogan kërkoi pastrimin e FETO-s, Rama: Sipas ligjit janë mbyllur institucionet

“E kam takuar dhe do ta takoja sa herë të kthehesha mbrapa sepse unë në takimet time jam kryeministri i Shqipërisë dhe sa herë më kërkohet takim nga zyrtarë amerikane apo europianë jam gjithmonë i gatshëm ti pres.

Pranojeni që te kjo çështje ja keni futur kot. Aj mirupafshim”, tha Rama.

Ndërkohë, theksojmë se Rama në këtë mbledhje  kërkoi zgjerim të anëtarësisë, ku të paktën çdo organizatë do duhet të shtohet me të paktën 4 anëtarë të rinj, që do të thotë se kërkon minimalisht 20 mijë anëtarë të rinj, pasi PS ka mbi 5 mijë organizata.  Ai porositi gjithashtu drejtuesit politikë të qarqeve që të punojnë deri më 15 mars, një ditë para mbledhjes së ardhshme të asamblesë, sikur të ishte dita e zgjedhjeve.

5 porositë e Ramës:

1.Regjistri partisë me update deri 15 Mars

2.Të mos kemi anëtarë një përdorimsh

3.Ti jepet fund dyerve të mbyllur të partisë për ti hapur rrugë anëtarësimeve të reja.

4.Krijim i grupeve aktive në Wats app për çdo organizatë partie në bazë.

5.Nevoja për kryetar të rinj partie në organizata.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese