Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Asamblea Kombëtare dhe 30 Qershori, Rama mbledh papritur kryesinë e PS

Shkruar nga Newsbomb
Asamblea Kombëtare dhe 30 Qershori, Rama mbledh papritur kryesinë e PS
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se gjatë kësaj mbledhje do të analizohen zgjedhjet e 30 Qershorit.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë mbledhjes do të caktohet edhe data e Asamblesë Kombëtare, e cila sipas burimeve pritet të mblidhet më 27 korrik.

Mbledhja ka filluar që prej orës 10:00 dhe po mbahet në selinë e PS-së.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Rama paralajmëroi një asamble brenda korrikut, teksa deklaroi se është koha për një debat të brendshëm dhe të jashtëm në PS.

Duket se këtë verë as PS nuk do të ketë pushim, ndërkohë nga ana tjetër edhe kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar nisjen e aksionit opozitar që do të zgjasë gjatë gjithë verës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll