Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Asaj nesër i shkon dosja në dorë’, dalin PËRGJIMET e SPAK, sekretarja caktonte takimet me gjyqtaren Hoxha: Thuaj atij te kafja…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d98744b596893e83f0967c2e56931abf

Operacioni i SPAK-ut lidhur me korrupsionin në Gjyqësor, por jo vetëm, në të gjitha fijet dhe tentakulat e shoqërisë, madje dhe në shëndetësi, është për momentin çështja më e nxehtë.

Ashtu siç u mësua nga dosja e SPAK, sekretarja e gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi mes 10 të arrestuarve, ndikonte që të gjitha çështjet e përsonave të dënuar që kërkonin lirinë të shqyrtoheshin nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha.

Në përgjimet e SPAK të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, është një bisedë e 1 korrikut të vitit të kaluar mes sekretares Mallkuçi dhe vëllait të të dënuarit Gentjan Nezaj, Gazmir Nezaj, të cilit pasi i tregon se ka dërguar të ëmën në spital, e siguron se një ditë më pas do i shkojë në dorë kërkesa asaj (gjyqtares).

Nga avokati Aldo Tabaku kishin marrë garancinë se kërkesa do të pranohej falë marrëdhënies që ai kishte me gjyqtaren. Me qëllim që çështja t’i kalonte gjyqtares Hoxha, shtetasi Gazmir Nezaj kontakton sërish krye sekretaren e gjykatës, shtetasen Manuela Mallkuçi.

Në datë 01.07.2020 ora 11:14, shtetasi Gazmir Nezaj, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****872, shtetasen Manuela Mallkuçi dhe nga përgjimi është përftuar kjo bisedë.

+141:…Hiç, je n’pun apo n’shpi?

+872: Jo, jo, jam pak ke spitali, për mamin.

+141: Eeee?

+872: Ke spitali jam.

+141: E po pse?

+872: Kam sjell mamin, kam sjell pak mamin.

+141: E po si e ke?

+872: Po kshu më mirë e kam më mir, t’shofim tashi se do ta fus për koronarën.

+141: Ee.

+872: T’shofim çar do m’dali.

+141: E, hajde se për gjithçka po t’mar prap n’telefon.

+872: Faleminderit po dgjo tani dgjo, meqë më more.

+141: Hë, hë.

+872: Ajo nesër i shkon asaj n’dor, ajo kërkesa…”

Kjo bisedë është shumë e rëndësishme pasi shtetasja Manuela Mallkuçi e siguron Gazmirin se kërkesa do t’i shkonte asaj në dorë, gjyqtares Enkeleida Hoxha. Shumë domethënëse është se kjo bisedë zhvillohet ditën në të cilën është regjistruar kërkesa e Gentian Nezajt në sekretari.

Në datë 02.07.2020, ora 08:49, përdoruesi i numrit telefonik celular 06*****04, që i përket shtetasit Aldo Tabaku, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****104 që i përket shtetases Rukije Dervishi (sekretarja e gjyqtares Enkeleida Hoxha) me mesazh: sms text: “Në orën 9 ke danaj rryc”

Në datë 02.07.2020, 09:55, Gazmir Nezaj, komunikon me shtetasen Manuela Mallkuçi, ku përftohet ky komunikim:

+141: Si, si?

+872: Kërkesë Gentjanit?

+141: Po.

+872: Nesër i shkon gjyqtares n’dor, e kam rregjistru…

+141: E ke rregjistru? I shkon nesër gjyqtares?

+872: Po, po po..

+141: I bi ktij? T’njëjtit?

+872: Po…, po po..

+141: Okej, okej…

+872: Prandaj pa merak…

Ndërkohë janë zbardhur dhe përgjime të tjera nga dosja ku në një pjesë të saj shfaqet sekretarja e Gjykatës, duke folur me një person, ndërsa lënë takimin për gjyqtaren Hoxha. Në këtë rast bëhet fjalë për një tjetër person të dënuar, konkretisht Gentjan Nezaj.

PJESË NGA DOSJA

Në datë 03/08/2020, ora 11:54, Rukije Dervishi komunikon me dikë në telefon:

Sekretarja e Enkeleda Hoxhës: Ku po pret?

Personi X: Eee?

Sekretarja: Ku asht t’u prit?

Personi X: Se di pasha Zotin, ne ina në’Tiron

Sekretarja: Po jo…ku osht t’u prit, se tha ku këna taku m’jest, po ku ka taku n’mjest, ke kafja apo ke?

Personi X: Aaaa, po po, e kam parasysh ke kafja

Sekretarja: Po he pra, tregoi se m’ka çu gjithata mesazhe, tregoi

Personi: Ke kafja m’duket.

Sekretarja: Tregoj ke kafja, thuaj atij ke kafja se po i them, a t’i them ke kafja?

Personi: Po, po….

Sekretarja: Mir hajt….

Në datë 3/08, 2020 pora 11:55, Rukjie Dervishi komunikon me Enkeleda Hoxhën me sms me përmbajtjen; ‘Ke kafja’

Në datë 8/09,2020, ora 19:46, shtetasi Shaban Nezaj (babai i Gentjan Nezajt) komunikon me shtetasin Ali Tabaku, i afër i avokatit Aldo Tabaku dhe përmbajte tyre zhvillohet kjo bisedë:

Nezaj: Urdhëro!

Tabaku: Lika nga Kruja ju marr

Nezaj: O tungjatjeta. Si ja kalove?

Tabaku: Mirë! Si ja kalove Shabë?

Nezaj: Ca bone Liku?

Tabaku: A jeni mirë?

Nezaj: Si i keni nga shtëpia, vet ju mirë?

Tabaku: Hajde mo, si në Krujë, ju vet mirë?

Nezaj: Mirë ka dasht Zoti

Tabaku: Dëgjo mua tashti

Nezaj: Fol!

Tabaku: Se më ka marrë edhe djali mbrëmë prej Italisë

Nezaj: Po

Tabaku: edhe kanë nejt sot unë me ta, dhe më ka thënë për dy ditë se më datë 15 e kishte ai

Nezaj: Djali aaa?

Tabaku: He? A dëgjove? Po pra, më datë 15 e kishte me 14 e 15 nga data 15 e kishte

Nezaj: Po ky e kishte më datë 9, e paskan shty aaaa?

Tabaku: Po unë sot nejta me ta pra

Nezaj: Ani ani, ti me u mor çfaër të ka thënë djali

Tabaku: Edhe më tha mua se tha do të ec dhe do të të tregoj se si do të ma japin ata, se e ka atë problemin e parë, e kan ham atë problemin e parë thashë a e kupton

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img