Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

As një muaj nga amërpushimi, Izraeli sulme ajrore në Gaza, militantët e Hamasit provokuan me “balona zjarri”

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Izraeli thotë se ka kryer sulme ajrore kundër qarqeve militante të Hamasit në Gaza, në shenjë hakmarrjeje për balonat me zjarr të nisura nga territori. Shpërthimet u dëgjuan në Gaza në orët e para të së Mërkurës, rportojnë mediat ndërkombëtare.

Shkak për këtë rinisje të konfliktit ishin disa tullumbace u dërguan nga Gaza në Izrael më herët të martën duke shkaktuar zjarre të shumta. Këto tollumbace apo “balona zjarri” lëshohen në kufi nga militantët e Hamasit dhe kur arrijnë në territoret izraelite shpërthejnë duke shkaktuar zjarre.

Kjo përplasje vjen në një kohë kur nuk është bërë ende 1 muaj nga armëpushimi me dy vendeve, i dakordësuar në 21 Maj 2021.

Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avionët e saj luftarakë kishin goditur militantët ushtarakë të drejtuar nga Hamas në Khan Younis dhe Gaza City.

Një zëdhënës i Hamasit tha në një deklaratë në Twitter se palestinezët do të vazhdojnë të ndjekin “rezistencën e tyre të guximshme dhe të mbrojnë të drejtat dhe vendet e tyre të shenjta” në Jeruzalem.

Shërbimi zjarrfikës i Izraelit tha se “balonat e zjarrit” të nisura më herët nga Gaza kishin shkaktuar të paktën 20 zjarre në fusha e Izraelit jugor.

Ky është shkëmbimi i parë i dhunshëm që kur qeveria e re e koalicionit izraelit erdhi në fuqi të Dielën, kryesuar nga Naftali Bennett dhe duke i dhënë fund drejtimit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër.

118943477 gettyimages 1233471888
Militantet e Hamas dergojne balona zjarri drejt territoreve izraelite
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img