Hapësire reklamuese

Showbiz

As dietë dhe as palestër, Marina Vjollca tregon si humbi 10 kilogramë në pak kohë

Shkruar nga Newsbomb

Moderatorja e njohur Marina Vjollca është një ndër vajzat më të pëlqyera të ekranit shqiptar përsa i përket pamjes së jashtme.

Në një intervistë për ‘Jo vetëm modë’, ajo ka folur për kujdesin që tregon ndaj vetes.

Ndër të tjera, Marina tregoi se ka humbur 10 kilogramë, por ndryshe nga ç’mund të mendohej nuk ka mbajtur asnjë dietë dhe nuk ka kryer ndonjë aktivitet fizik.

"Rashë në peshë rreth 10 kile, nuk e di se çfarë ndikoi tek unë që u dobësova shumë dhe njerëzit e vunë re. Shumë njerëz më thanë je duke mbajtur dietë apo jam duke bërë ndonjë aktivitet fizik. Nuk është fare e vërtetë, nuk e di çfarë ndodhi. Mbase periudha stresuese e pandemisë", tha moderatorja.

Prej disa kohësh tashmë, Marina shfaqet në moderimin e spektaklit të humorit ‘Klanifornia’, ku herë pas herë përfshihet edhe në skena aktrimi.

Screenshot_4_copy.png

Screenshot_5_copy.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu