Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

“As barkun nuk e mbushte me bukë”, flet vëllai i 14-vjeçarit që u mbyt në lumin Seman: Jemi tetë fëmijë, punon vetëm mamaja!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në lumin Seman, ku një 14 vjeçar humbi jetën teksa ishte duke peshkuar.

Për 24 orë policia dhe banorët kërkuan për gjetjen e djalit, ku vetëm ditën e sotme ai u gjet i mbytur nga polumbarët.

Ndërkohë për familjen Sako kjo është tragjedia e dytë me të cilën përballen, pasi para 10 vitesh, djali 7 vjeçar i familjes Sako gjithashtu u mbyt teksa ishte duke kapur peshk.

Pas ngjarjes ka folur edhe vëllai i 14-vjeçarit i cili thotë se babai i tyre ka ndërruar jetë dhe se familja mbahet nga nëna.

“Dje isha në Fier. Marr mamanë në orën 5 e pesë. Më thotë se vëllai është mbytur në lumë. Jemi katër çuna dhe kemi katër motra. Vetëm mamaja punon në shtëpi. Vëllai ishte në klasën e tetë,” tha ai.

Ndërkohë, fqinjët për mediat thanë se familja jeton në kushte të vështira ekonomike dhe se 14 vjeçari dilte herë pas here për të peshkuar në mënyrë për të ndihmuar nenën dhe vëllezërit.

”Në të gjithë fshatin Suk kjo është familja më e varfër. Kjo është familje shumë e ndershme por shumë fukarenj Dilte për të peshkuar për të ngrënë. Fukara. Edhe barkun s’e mbushte me bukë”, tha njëri prej fëmijëve.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img