Hapësire reklamuese

Politikë

Artur Zheji “zbërthen” skenarin e terroristëve në Kosovë: Do vriteshin fetarët

Shkruar nga Newsbomb
Artur Zheji “zbërthen” skenarin e terroristëve në

Analisti Artur Zheji tregoi në studion e Top Story skenarin e terroristëve serb për sulmin e ndodhur një ditë më parë në veri të Kosovës.

Sipas tij manastri i Banjskës u zgjodh për të provokuar forcat e Kosovës që të sulmonin brenda ku do të ishin vrarë pelegrinët.

“Skenari lidhet me vendndodhjen, me Manastririn. Donin që forcat të blindoheshin brenda Manastirit, që policia të bënte një gabim dhe të vriste një nga pelegrinët. Dhe më pas të bëhej një eksozicion se si shqiptarët vrasin besimtarët serbë brenda kishës ortodokse serbe.

Pra do të krijohej një skenar ku do të luftohej brenda tokës së shenjtë. Policia e dinte mirë këtë gjë. Po të vihet re, ata që janë qëlluar ndodheshin jashtë Manastirit.

Është lënë më qëllim një rrugëdalje, që ata të largoheshin. Por ata kanë qëlluar në kodrinat. I kanë pritur nga ana tjetër e kufirit bashkë me Milan Radojicic, i cili tani ndodhet i plagosur në spital.

Policia serbe, po i mban ata të izoluar brenda në spital që të mos identifikohen dhe të mos zbulohen ne kush janë.  Vulini, shefi i shërbimeve sekrete sebe ndodhet pas gjithë kësaj. Ai ka çuar njerëzit që të luftojnë  krah rusëve në Ukraninë,” tha Zheji.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese