Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Artur Metani i ILD-së kërkesë Etilda Gjonajt: Të ulet kriteri i eksperiencës në punë, nuk po plotësojmë dot numrin e inspektorëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

9f7d4512ea10492dc73a845fae53b9e7

Kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i është drejtuar me një shkresë zyrtare ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, ku i kërkon ndryshime në ligj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve.

Edhe pse prej disa muajsh ILD ka nisur nga puna, në organikën e saj është vetëm një inspektor, pasi 27 magjistratët dhe jo magjistratët e tjerë nuk kanë arritur të kualifikohen.

Këta persona janë skualifikuar për shkak se një nga kriteret për t’u zgjedhur inspektor në këtë institucion është eksperienca e punës minimalisht për 13 vite.

Metani ka propozuar që të ulet në 7 vite, në mënyrë që të mund të plotësohen vendet vakante, ndërkohë që ka kërkuar edhe trajtim të njëjtë financiar mes inspektorëve magjistratë dhe jomagjistratë, pasi kryejnë të njëjtin funksion.

Deri më tani ILD ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo dhe gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, ku i pari është shkarkuar nga KLGJ, ndërsa çështja e gjyqtares është ende në proces.

Më shumë

spot_img