Artisti i madh shqiptar Luftar Paja feston sot 79 vjetorin e lindjes

Publikuar tek: kulture-art, më 15:00 01-12-2020 Artisti i madh shqiptar Luftar Paja feston sot 79 vjetorin e lindjes Aktori Luftar Paja ne nje nga rolet e tij

Luftar Paja, artisti i madh shqiptar feston sot ditëlindjen. Aktori i sa e sa filmave bën sot 79 vjeç.

Aktori i shquar i skenës dhe ekranit, “Artisti i popullit” Luftar Paja u lind në Gorishovë të Mallakastrës më 1 dhjetor 1941, dhe sot bën më shumë gjysmë shekulli në skenë.

Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor, ku u aktivizua që në vitet ‘50 në lëvizjen amatore të Patosit, Fierit etj. Kontribut të madh në formimin e tij si aktor ka dhënë rregjisori Llazar Verria dhe veçanërisht aktori dhe regjisori i talentuar Pëllumb Kulla. Luftar Paja është nderuar me medalje të çmimit të parë në vitin 1969, për kontributin e dhënë në grupet amatore, me medaljen Naim Frashëri e klasit të parë.

Edhe pse ishte një profesionist i lindur, Luftar Paja u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit vetëm në vitin 1968. Për mëse 20 vjet ai ka dhënë një kontribut të veçantë për humorin shqiptar. Nga viti 1968 deri më 1991 ka marrë pjesë në të gjitha shfaqjet e dhëna nga Estrada, por edhe nga Teatri (në vitin 1971 është ndër të parët në krijimin e Teatrit “Bylis”) në dramat-satirë “Vitet e paharruara”, dramatizim i mbështetur mbi motivet e romanit “Para Agimit” të Shefqet Musarajt.

Angazhimin në teatrin dramatik e vazhdoi edhe pasi u bë pjesë e Teatrit Kombëtar në 1993.

Ndër figurat më të arrira në estradë përmendim Çobo Rrapushin, në shfaqjen “Çobo Rrapushi me shokë”, Gani Llapa te “Rrufe nga mali”, Ballisti Refat te “Luftë e ngatërruar”, magazinier Kozmai te “Magazinieri”, Punëtorin lajmsjellës, te “Kardiaku”, Servetin te “Servet Beu jep zgjidhje”, mysafirin te “Mysafiri”, Canja te “Canes i kanë vjedhur lopën” e shumë e shumë të tjera e në qindra skeçe e komedi me nje akt.

Ka marrë pjesë në rreth 15 filma artistikë, duke filluar nga filmi “Streha e re”, në rolin e Xha Brahos, Kadri Kanani te “Këshilltarët”, Velo Sadiku te “Guna mbi tela”, Koli Kola tek “Ëndërr për një karrige”, Babai te “Pranverë në Gjirokastër”, Hanxhiu tek “Udha e shkronjave”, Çobani te “Gurët e shtëpisë sime”, kapteri tek “Pas takimit të fundit”, e në fund te komedia “Pas një lajmi” në TVSH.

Për kontribut cilësor është vlerësuar me tri çmime të para në konkurrime estradash, ndërsa në Festivalin e Humorit në maj të vitit 1996, që u zhvillua në Tiranë, u cilësua “Aktori më i mirë i karrierës”. I janë akorduar edhe medalja “Naim Frashëri”, titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1979, titulli “Artist i Popullit”, në gusht të vitit 1991,ndërsa në vitin 2001 është shpallur qytetar nderi i Fierit. Në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier e shumë çmime e urdhra të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E dekoroi ‘Nderi i Kombit’, Lefter Çipa falenderon Metën: Në këto ditë të gjymtimit tim fizik, më dhatë kënaqësi të madhe shpirtërore
Aktorja e pranon publikisht dhe ndryshon emrin: Jam transgjinore! »
Article Logic
Execution time: 0.013352155685425
array(1) { ["section"]=> string(75) "artisti-i-madh-shqiptar-luftar-paja-feston-sot-79-vjetorin-e-lindjes-229782" }