Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

 Artisti i madh shqiptar Luftar Paja feston 79 vjetorin e lindjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

6240c52c65c0327818d83376946036af

Luftar Paja, artisti i madh shqiptar ka festuar dje ditëlindjen. Aktori i sa e sa filmave ka bërë 79 vjeç.

Aktori i shquar i skenës dhe ekranit, “Artisti i popullit” Luftar Paja u lind në Gorishovë të Mallakastrës më 1 dhjetor 1941, dhe sot bën më shumë gjysmë shekulli në skenë.

Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor, ku u aktivizua që në vitet ‘50 në lëvizjen amatore të Patosit, Fierit etj. Kontribut të madh në formimin e tij si aktor ka dhënë rregjisori Llazar Verria dhe veçanërisht aktori dhe regjisori i talentuar Pëllumb Kulla. Luftar Paja është nderuar me medalje të çmimit të parë në vitin 1969, për kontributin e dhënë në grupet amatore, me medaljen Naim Frashëri e klasit të parë.

Edhe pse ishte një profesionist i lindur, Luftar Paja u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit vetëm në vitin 1968. Për mëse 20 vjet ai ka dhënë një kontribut të veçantë për humorin shqiptar. Nga viti 1968 deri më 1991 ka marrë pjesë në të gjitha shfaqjet e dhëna nga Estrada.

Më shumë

spot_img