Sot, në 17 maj bëhen dy vite nga shembja e Teatrit Kombëtar. Artistët dhe Shoqëria Civile janë mbledhur sot para sheshit të Teatrit Kombëtar për të kujtuar momentin e dhimbshëm të shembjes së godinës mëngjesin e 17 majit.
“Shembja e Teatrit është një plagë ende e hapur“, u shprehën artistët.
“Këtu shembën pronën tonë”, u shpreh një qytetare e Shoqërisë Civile.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të asaj dite (17 Maj 2020) fadromat dhe efektivë të Policisë nxorën nga godina aktorët dhe shembën fasadën e Teatrit.
Gjatë gjithë asaj dite dhe atyre që pasuan, në Tiranë u zhvilluan protesta dhe shumë persona, aktorë, aktivistë të Teatrit dhe qytetarë u shoqëruan në Polici.