Hapësire reklamuese

Aktualitet

Artistë, politikanë e sportistë: Kush po i jep ‘zë’ tubimit të Presidentit Meta

Shkruar nga Newsbomb
Podiumi para Presideces

Artistë, politikanë e sportistë të vendit janë të parët që kanë marrë fjalën në tubimin antiqeveritar që Presidenti Meta ka thirrur në Tiranë, si përgjigje ndaj tentativës për grusht shteti.

Ka qenë aktori Neritan Liçaj ai që me fjalën e tij ka çelur tubimin, e pas tij ka folur dhe ish-përfaqësuesi i Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Ledi Bianku.

‘Në mbrojte të atdheut tonë të dashur Shqipëri. Ky manifestim madhështor është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri. Këtë manifestim e hapim duke ftuar një personalitet të shquar të së drejtës të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar. Ledio Bianku, gjykatës i gjykatës të së drejtave të njeriut në Strasburgut, e ftojmë duke iu bashkuar kësaj kauze te madhe’, u shpreh Neritan Liçaj.

Edhe ish-politikani e ish-diplomati Agim Nesho është shfaqur në tubimin e thirrur nga Meta, ndërsa ka theksuar se kapja e institucioneve është vija e kuqe për të mbrojtur demokracinë. 

‘Sot jemi para shkeljes së Kushtetutës, aktit të madhor për të ardhmen e vendit. Kapja e institucioneve është vija e kuqe për të mbrojtur demokracinë. Mund të kemi menduar se lufta politike është luftë interesash, por e sotmja është këmbanë alarmi për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kthimin e sovranitetin’, ka thënë Nesho.

Ndërkohë, tani në podium ndodhet artisti Bujar Kapexhiu, i cili i ka bërë thirrje popullit të mos “gënjehet nga pinokët politikë”. Sakaq, nga podiumi ka folur dhe boksieri shqiptar Kristian Demaj.

LIVE:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll