Hapësire reklamuese

Aktualitet

Artikulli 'bombë' në gazetën italiane: Droga nga Shqipëria vjen ditë e natë, nuk ka ndaluar as gjatë pandemisë (Çfarë shkruan për Sollakun dhe Llallën)

Shkruar nga Newsbomb

Gazeta italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno” i ka kushtuar një artikull trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, strukturës së grupeve mafioze italiane dhe lidhjeve me politikën.

Gazetari italian Gaetano Campione shkruan se trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë nuk është ndalur për asnjë moment, ndonëse qeveria e Edi Ramës i ka shpallur luftë kultivimit të kanabisit, skafet e ngarkuar kanë vijuar të zbarkojnë në brigjet italiane edhe gjatë kohës së pandemisë, transmeton newsbomb.al.

“Mafia shqiptare konsiderohet e nënta nga Interpoli, në nivel ndërkombëtar. Është rritur aq shumë sa që përfaqëson një zë themelor të shtetit. Financon lobe të fuqishme ndërsa politika i ofron mbrojtje këtyre klaneve, çka përkthehet në para, vota dhe fuqi. Ky është një lloj pakti që garanton aktivitetin e jashtëligjshëm në vendin më të korruptuar në Ballkan, sipas Transparency International,” thuhet në artikullin e gazetës italiane.

Teksa shkruan për Shqipërinë që tashmë është shndërruar në një “Meksikë të Re”, gazetari italian nuk le pa përmendur edhe dy ish-prokurorët shqiptarë, Theodhori Sollakun, për të cilin thotë se ka parandaluar ekstradimin e 200 mafiozëve shqiptarë drejt vendeve të tjera ku do të përballeshin me drejtësinë dhe Adriatik Llallën, të cilit SHBA i ka ndaluar hyrjen, raporton newsbomb.al.

“Çdo natë 5-6 skafe nisen nga brigjet shqiptare, midis Vlorës dhe Durrësit, për të transportuar drogë në Itali. Sidomos marijuanë, prurrjet kanë qenë më të mëdha në Puglia dhe Molise deri në Ravenna. Mafia italian e i siguron mbështetje. Paratë e trafikut të marijuanës i lejojnë shqiptarët të investojnë në heroinë dhe kokainë. Duke i shumëfishuar fitimet në mënyrë të shpejtë. Narkot kolumbianë kanë lëshuar një “dritë blu”, në garanci që tregon besimin ndaj klaneve shqiptare,” thuhet më tej në artikull.

Gazeta italiane shkruan se trafiku i drogës nga Shqipëria nuk ka ndaluar as gjatë kohës së pandemisë.

“Koronavirusi nuk e ka ngadalësuar aktivitetin e taksive të Adriatikut. Kjo nënvizohet nga raporti i fundit nga Agjensia Evropiane e Drogës (EMCDDA) dhe Europol. Çmimet janë rritur me 20%, dhuna midis furnitorëve dhe shpërndarësve është rritur. Modelet e transportit janë përshtatur me kohërat dhe kufijtë e pandemisë dhe trafiku midis dy palëve nuk është ndërprerë kurrë”.

Më tej në artikull flitet për teknologjinë e përdorur nga grupet e trafikantëve shqiptarë. Sipas gazetarit italian, shqiptarët zgjedhin të përdorin skafe të vegjël me lesh xhami, 3 metra të gjata e 2 metra të gjera që mbajnë deri në 2 ton drogë për 10 orë lundrim. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu