Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

‘Artikull plagjiaturë’, reagon Argita Malltezi: Nuk është i imi dhe nuk ia kam idenë pse emri im figuron aty

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

01adcd795b29ad268b53bf20be4a2ef2

Reagon Argita Malltezi, vajza e ish kryeministrit Sali Berisha pas publikimit të denoncimit nga ish zv.ministri i Arsmit Taulant Muka.

Sipas asaj që publikoi Muka, Malltezi rezulton se ka kopjuar 100% një material. Artikulli origjinal në fakt, është shkruar nga Etleva Leskaj në vitin 2008, ndërsa ai i kopjuar në vitin 2011.

Mirëpo, Malltezi në reagimin e saj thotë se ai artikull nuk është i saj dhe se nuk ia ka idenë se pse i kanë shkruar emrin si autore e dytë.

‘Taulant Muka ka bërë zbulimin se një artikull që mban emrin tim, i botuar në vitin 2011 është plagjiaturë e artikullit të një punimi tjetër. Sqaroj publikun se:

Artikulli në fjalë nuk është i imi dhe nuk ia kam idenë pse emri im figuron si autor i dytë. Mund të provohet fare lehtë nga dosja që ndodhet në Ministrinë e Arsimit se ky artikull nuk figuron në listen e artikujve apo prezantimeve në konferenca që unë kam dorëzuar për marrjen e titujve shkencorë dhe as që gjendet në ndonjë nga CV-të që unë kam përdorur ndonjëherë. Në botimet e mia të dorëzuara për marrjen e titujve, përveç artikujve të botuara në revista vendase dhe ndërkombëtare janë edhe disa libra, të cilat janë pjesë e fondit të bliblotekave vendase dhe të huaja, përfshirë Library of Congress.

Nëse z.Muka do të kishte integritet kërkimor, vulën e të cilit pretendon se mban në Shqipëri, do të kishte marrë mundimin të kontaktonte me autorët të cilëve u përmend emrin për të pyetur nëse kanë shkruar një shkrim të tillë. Por mesa duket shërbimet që Muka kryen për llogari të të tjerëve janë më afër mendjes së tij sesa kërkimi shkencor pranë zemrës’ shkruan vajza e Berishës. 

Por nuk ka vonuar shumë as kundërpërgjigja e Mukës i cili e cilëson  Malltezin një ‘nul në kërkim shkencor’.

Screenshot_3.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img