Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Arti në zi / Shuhet piktori, skenografi dhe restauratori i njohur korçar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arti shqiptar ka humbur një nga figurat më të rëndësishme në fushën e pikturës. Koço Ristani, piktori i njohur ka humbur jetën, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Ristani lindi më 8 maj të vitit 1943, ndërsa që fëmijë u apasionua pas pikturës.

Por, pikturat nuk ishin i vetmi pasion i Ristanit, pasi ai njihej edhe si skenograf, kostumograf, grafist, dhe restaurator i veprave të artit mesjetar. Ristani studimet i kreu në liceun Jordan Minstja,  ndërsa kolegët e kujtojnë atë si një nga figurat kryesore të pikturës jo vetem në korçë, por edhe në Shqipëri.

Piktori korçar ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare, ku veprat e tij janë vlerësuar gjithmonë për mesazhet që transmetonte. Veprat e tij janë ekpozuar edhe në ekspozita ndërkombëtare, si në Rusi, Suedi, Gjermani, Greqi e Maqedoni.

Koço Ristani, ishte një artist origjinal që vërtetësinë e figurës njerëzore diti ta interpretojë artistikisht, duke vendosur aty frymëzimin e tij, me një etikë estetike bashkëkohore

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img