Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Arti në zi / Shuhet kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo, regjisori i filmit të parë shqip “Tana”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo.

Dhamo, i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën” u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë me dije regjisori Joni Shanaj, i cili shkruan se Dhamou shua pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.

Kristaq Dhamo lindi më 20 Pril 1933 në Fier. Ai mbaroi studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari. Më pas nisi të punojnë në Film Studio-“Shqipëria e Re”, ku u realizua filmi “Tana” më 1958, filmi i parë shqiptar me metrazh të gjatë.

Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale. Në 1979 i është dhënë titulli “Artist merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 Dhamo u nderua me çmimin e karrierës.

“Kjo foto e zgjedhur bukur nga arkivi dhe dhuruar nga një bashkëpunëtor i Kristaq Dhamos, më duket më përfaqësuesja sot që Kristaqi u nda nga ne nën kujdesin e vajzave të tij Rudinës dhe Delinës, të cilat kanë qenë shembulli më model i dashurisë së dy vajzave, për një baba, edhe pse ai prind ishte dhe do të mbetet një burre i shenjtë për pasurinë dhe begatinë shpirtërore të një vendi e një populli të tërë.

Iku një dhome ngjitur me Dhorkën, bashkëshorten dhe bashkëudhetaren e tij trimëreshë, njeiru i dritës më të madhe dhe dashurisë thjeshtësisht e madhërisht për njerëzore. Myzeqar i artë i begatisë së punës përtej ndoshta çdo përfytyrimi të sotëm.

Miku im më i mirë, mësuesi e shpëtuesi i shpirtit tim, qetësisht dhe madhështor.

Lamtumire Kristaq”, shkruan regjisori Shanaj në rrjetin social.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img