Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arti në zi, ndahet nga jeta kompozitori Kozma Lara

Shkruar nga Newsbomb

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Kozma Lara.

Lara ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 89 vjeçare.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Larës e ka dhënë kompozitori Vasil Tole.

'Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932-2019).

Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00-12.00. I paharruar do të mbetesh profesori ynë', shkruan Tole.

Kush ishte Kozam Lara

Kozma Lara lindi më 4 janar 1930 në Durrës.

Mësimet e para në piano, i kryen me Profesor Tonin Guraziu . Ne vitet 1946-49 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme 16 Shtatori në Durrës. Ndjek Liceu Artistik Jordan Misja në Tiranë ku dhe diplomohet në degën e pianos me Prof. Tonin Guraziu në vitin 1954.

Ne vitin 1958 studion ne Konservatorin P. Iliç. Çajkovski ne Moskë (ish BRSS), ne degën e Kompozicionit, student i Profesorit Sergey Artem'yevich Balasanian.

Gjatë viteve ka kontribuar në Asamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si Koncert Maestër dhe në Shkollën e Mesme të Muzikës Mujo Ulqinaku-Durrës.

Nga viti 1964 - 1972 kontribuon si Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit, njëkohësisht Shef i Katedrës së Kompozicion-Dirigjimit ne Konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Në vitet 1972-1978 Inspektor, specialist për Muzikën në Ministrinë e Arsimit e Kulturës, Tiranë.

Deri në vitin 1979 Mësues i Harmonisë, Analizës dhe Orkestracionit pranë Shkollës se Mesme të Muzikës Jan Kukuzeli, Durrës.

Nga 1979 e në vazhdim Shef i Katedrës së Teori- Kompozicionit në Fakultetin e Muzikës, Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit.

Ne 1995 e në vazhdim - në Pension. Kontribuon si Pedagog i Jashtëm në lëndën e Analizës dhe Kompozicionit në e Universitetin e Arteve - Tiranë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese