Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arti në ZI, ndahet nga jeta këngëtari i njohur nga Shkodra

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme është ndarë nga jeta artisti i njohur nga Shkodra Berhan Nehanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se Berhan Nehani ishte një njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane.

Nehani ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Postimi i plotë:

Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.

Ndër themeluesit e grupit "Karajfilat që ka Shkodra" por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model.

Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu