Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Arti në zi, humb jetën muzikanti i njohur vlonjat, i biri jep lajmin e hidhur: Do na mungosh…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme muzikanti i njohur vlonjat, Selman Taho ka humbur jetën duke lënë mbrapa dhimbje te familjarët dhe të gjithë ata persona të cilët janë rritur me muzikën e tij.

Këtë lajm të hidhur e ka dhënë vetë djali i tij, Bersan Taho përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot, 21.05.2021, ndahet nga jeta babai jone i dashur, heroi dhe artisti i cili dhuroj kontributin e tij me te madh me talentin e tji si muzikant dhe si njeri me plot zemer dhe dashuri muzikes vlonjate, dhe qe e ka bere ate t’i dhuroj njerezve kenaqesi dhe argetim pafund ne te gjtha estradat profesjonale dhe festave te ndryshme qe zhvilloheshin ne qytetin e bukur te Vlores, Selman Taho. U prefsh ne paqe njeriu jone me i shtrenjte, kujtimet e tua do te vazhdojne te jetojne perhere ne mendjen dhe ne zemrat tona. Ëe’ll be missing you!”, shkruan ai krah fotove ndër vite të së atit.

Selman Taho ishte një prej muzikantëve të spikatur pikërisht të këtij arti,  i talentuar në ekzekutimin e disa veglave muzikore, sidomos të fizarmonikës.

Ai ka qenë anëtar i bandës muzikore të qytetit të Vlorës dhe pjesëtar i orkestrës së Estradës Profesioniste dhe estradave amatore.

Më shumë

spot_img
spot_img