Hapësire reklamuese

Aktualitet

Artan Lulaj la të lirë 3 autorët e vrasjes së Marvit, ja kush është prokurori i ri që merr në dorë frenat e hetimit dhe ndryshon gjithçka

Shkruar nga Newsbomb

Ndryshon rrjedha për 3 autorët e vrasjes së Marvi Mihalit pas publikimit të pamjeve filmike dhe denoncimit publik të prindërve të 23-vjeçarit që u vra për një karikues celulari.

Nga “moskallëzim krimi” Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla tashmë do përballen me akuzën e “vrasjes në bashkëpunim”.

Newsbomb.al mëson se 3 javë më parë, babai i Marvit të ndjerë, Pavllo Mihali ka shkuar në Prokurorinë e Përgjithshme ku është pritur nga drejtuesit e lartë të prokurorisë të cilëve u është ankuar për prokurorin Artan Lulaj.

Prokuroria e Përgjithshme me angazhimin e vetë Arta Markut ka vendosur të ndryshojë prokurorin e çështjes duke ia lënë në ngarkim një prokurori të ri.

Kështu, iu hoq “nga duart” çështja prokurorit Artan Lulaj  i cili la të lirë 3 autorët dhe iu ngarkua prokurorit të ri Gjergji Tako, raporton newsbomb.al.

Ky i fundit, menjëherë ka ndryshuar akuzën ndaj 3 të rinjve, bashkëpunëtorë në krim me Eugen Bitrajn, nga “moskallëzim krimi” në “bashkëpunim në vrasje”.

Akuza e artikuluar nga prokurori Gjergji Tako, është pranuar nga gjykata dhe tre të rinjtë pritet të kthehen sërish në qeli.

Marvi Mihali, 23-vjeç, djalë i vetëm i familjes Mihali mbeti viktimë si pasojë e plagëve të shumta me thikë gjatë sherrit banal që ndodhi më 31. 07. 2017 pranë stadiumit “Selman Stermasi” për një karikues telefoni. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.